Manastiri i Deçanit ka dalë kundër vendimi të vitit 2016 të  Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me pronën e tij.

Në një reagim në Twitter, Manastiri i Deçanit ka thënë se dioqeza serbe ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me institucionet e Kosovës.

“Dioqeza ortodokse serbe në Kosovë ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me institucionet e Kosovës, por jo për ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, i cili konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë. Ky është një qëndrim i vendosur i ambasadorëve të BE-së, OSBE-së dhe shteteve të Quint-it”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata më tej kanë theksuar se “akuzat e pabaza ndaj Kishës nga zyrtarët rrezikojnë sigurinë, të drejtat e pronës dhe liritë fetare”.

“Për shkak të shkeljeve sistematike të të drejtave tona, madje edhe atyre të garantuara me ligjet e Kosovës , Kisha Ortodokse Serbe nuk mund të jetojë normalisht në Kosovë pa mbrojtje gjithëpërfshirëse të identitetit, të drejtave, pronës dhe lirive të saj me garanci të forta ndërkombëtare dhe mbrojtjen e KFOR-it në Deçan”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit në Twitter.

Ky reagim i tyre vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Albin Kurti, në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku është pyetur për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.

Kurti ka thënë se beson se kjo çështje do të zgjidhet, por është ankuar se priftërinjtë në atë Manastir nuk janë duke e takuar.

“Për Manastirin e Deçanit, janë 24 hektarë tokë që iu dhanë para 25 vjetëve nga regjimi i Millosheviqit. Kemi vendim të Kushtetueses, por ka lëndë administrative në lidhje me pronat. Besoj çështja do të zgjidhet, jam optimist. Jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua nuk më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi. Ne duam ta ruajmë Manastirin e Deçanit, që është trashëgimi kulturore e gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kamioni me 49 emigrantë humb kontrollin në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, 24 të lënduar

Në aksidentin e djeshëm në afërsi të Marvincës, 24 emigrantë kanë mbetur…

Një digresion për BDI-në mbi përmbajtjen trushpërlarëse të komunikesë së sodit

Nga: Qenan ALIU / Ju lutemi, pa institucione funksionale nuk mund të…

Mesazhi i Erdoganit drejtuar popullit për koronavirusin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh zanor në…

Franca largon kufizimet e udhëtimit të brendshëm nga 3 maji

Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se i kanë larguar kufizimet…

BE paralajmëron Muskun: Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona

Elon Musk sot ka kompletuar blerjen e rrjetit social gjigant, Twitter. Musk…