Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS.

Derisa kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga Qeveria për konvertimin e targave nga qytetarët serbë, Kurti shtoi që targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovë.

Ai po ashtu tha se sot kanë takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Ne sot kemi takim me Ursula Von der Leyen, kemi aktivitetet tona ditore dhe ftoj të gjithë qytetarët serb të cilët i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Këtë koment, Kurti e bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Reagim / Zgjedhje për Reis apo për boss-in e mafiozëve

(Lidhur me komunikatën e komisionit humoristik që ka vendosur ta kryej procesin…

Demiri: Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në rrjetin social Facebook ka reagual…

Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor: ‘Ballkani i Hapur’ do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit

Projekti i ‘Ballkanit të Hapur’ do të konkurrojë negativisht me Procesin e…

Mbyllen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në kufi me Bjellorusinë kanë përfunduar. Lajmi…

Nga 1 maji hiqet çertifikata e vaksinimit për hyrjen në Greqi

Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi këtë të enjte kanë vendosur…