Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim shumëfish më të rëndë për Brukselin sesa Beogradin, derisa po kërkon dialog me përfshirje të amerikanëve dhe pa evropianët.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportet me SHBA-në, kryeministri Kurti ka kërkuar bashkëpunim me amerikanët dhe evropianët.

“Unë nuk them pa amerikanë, por presidenti po thotë pa evropianë, e këtu e kemi dallimin. Është dallim i madh ky, unë them edhe amerikanë edhe evropianë e ai po thotë amerikanë pa evropianë. Unë mendoj që duhet të dyja. Qëndrimi shumëfish më i rëndë për Brukselin sesa për Beogradin është problematik, andaj themi hapur që një gjë e tillë është e papranueshme”, tha Kurti.

Ndërkaq, më herët Kurti ka thënë se zëvendësimi i taksës 100 për qind me masën e reciprocitet është qëndrim normal, teksa ka shtuar se është i bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë bërë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…