Të enjten, më 12 janar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Austri ku do të pritet nga homologu i tij Karl Nehammer.

Kurti dhe Nehammer do të mbajnë së bashku edhe një konferencë shtypi në Ballhaus Platz në orën 13:30.

Gazeta austriake Heute, i ka kushtuar një shkrim vizitës së planifikuar të shefit të qeverisë kosovare atje.

Heute përmend raportet e mira të dyja vendeve.

Në artikull gazeta përmend deklarimin e Kurti për gazetën gjermane “Der Spiegel” ku u shpreh optimist se pesëshja mosnjohëse e pavarësisë së Kosovës, Spanja, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Greqia, nuk do t’i bënin problem Kosovës drejt rrugëtimit për në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk duam të hyjmë në BE as në korsinë e shpejtë e as nga dera e pasme”, pati thënë Kurti.

Në artikull përmendet edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE që u bë në dhjetor.

Gazeta shkruan edhe për tensionet e fundit në veri, duke theksuar se shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës është në rritje.

Aty përmendet edhe plagosja e dy të rinjve serbë që ndodhi të premten në Brezovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hamasi tregon ‘vijat e kuqe’ për Izraelin: Beteja mbaroi por ne do ta mbajmë gishtin në këmbëz

Pak orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit,…

Tjetër shpërthim në Kiev: Viktimat mes civilëve dhe ushtarëve

Një këshilltar i zyrës së Presidentit ukrainas thotë se nga sulmet ruse…

Policia arrestoi 24 persona gjatë së dielës

Gjatë së dielës, policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona për vepra…

Rusët po braktisin Putinin/ Pas luftës, po i drejtohen Finlandës

Në Vaalimaa, pika kufitare e Finlandës me Rusinë, 120 milje në lindje…

Presidenti i Kroacisë nesër vjen në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për…