Kancelari: Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë
Kancelari gjerman inkurajon Kosovën e Serbinë për vazhdimin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje finale.
Në një konferencë për media pas takimit me Kryeministrin Kurti, Scholz tha se dialogu është i rëndësishëm dhe se më sukses në të duke përmendur njohjen e Kosovës, u hapet të dyja vendeve perspektiva drejt Bashkimit Evropian.
“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkrete që do të arrijnë të dyja vendet dhe janë shumë detaje por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh pra është njohja e Kosovës. Këto janë tema për të cilat kërkojnë strategji të shkurtra apo të gjata por të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt prandaj ne japim mbështetjen tonë në këtë drejtim dhe ofrojmë një kuadër në mënyrë që kjo të arrihet”.
Kryeministri Kurti ka ftuar Kancelarin gjerman për një vizitë në Kosovë për çka edhe ka marrë përgjigje pozitive.
Ai theksoi se Gjermania është investitorja më e madhe në Kosovë, derisa e përmendi edhe procesin e Berlinit ku tha se pritet të nënshkruhen katër marrëveshje të reja si dhe liberalizimin e vizave.
“Rëndësi të madh ka luftimi i krimit dhe korrupsionit. Përparimet nuk arrihen brenda natës, por janë me rëndësi të madhe. Ne jemi të gatshëm ta përkrahim Kosovën për këtë. Përparimi duhet të bëhet edhe në liberalizimin e vizave. Për këtë angazhohem në Bashkimin Evropian me këmbëngulje”.
Është planifikuar në mbrëmje një takim i përbashkët me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak.