Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të zi, Dritan Abazoviç, në Shkup të Maqedonisë Veriore në kuadër të Samitit të vendeve të Ball kanit Perëndimor. Kurti me anë të një postimi në Twitter shkruan se takimin me Abazoviç ka folur për agjendat e reformave si dhe angazhimin drejt integrimit në BE dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Pas diskutimeve panel në Samitin e Ballkanit Perendimor nga The Economist në Shkup u takova me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic. Ne diskutuam agjendat tona të reformës dhe angazhimin tonë të palëkundur për integrimin në BE, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.”, shkroi Kurti.

Kurti po ashtu bëri të ditur se është takuar edhe me ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ish-Ministrin e Financave të Holandës dhe njëherësh Udhëheqësin e Bordit të Sigurisë Holandeze, Joroen Dijsselbloem, si dhe kryetaren e The Economist për eventet në Evropën Juglindore Nectaria Passarivakis.

“Gjithashtu u takova me ish-MPJ të Gjermanisë – Joschka Fischer, ish -Ministër i Financave të Holandës dhe Kryetarin e Bordit të Sigurisë Hollandeze – Jeroen Dijsselbloem dhe Nectaria Passarivakis – CEO i The Economist SE Europe Events.”, shkroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…