Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, thuhet tutje në komunikatë.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Alarmon analisti i njohur : Virusi i politikës ka depërtuar edhe në Gjykatën Speciale

“Dorëheqja e gjyqtarit te z. Keith Raynor, personalisht me duket me hile…

Humbet zgjedhjet, Basha: Beteja sapo ka filluar, demokracia do të fitojë!

Selia e PD gumëzhinte nga mbështetësit e saj, ndërkohë që kryedomokrati Basha…

Katër persona të armatosur grabisin një kompani në Shtime

Katër persona të armatosur kanë grabitur një kompani në Shtime, prej ku…

Osmani kërkon reagim nga BE-ja dhe NATO pas kërcënimit të Vuçiqit për luftë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë konfliktë…

Aktakuzë kundër Stevço Jakimovskit dhe 10 personave tjerë

Pas procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, Prokurori publik kompetent për ndjekje të krimit të…