Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve që bëri tek ish-aktivistët e Vetëvendosjes, Mon Balaj e Arben Xheladini që u vranë më 10 qershor të vitit 2007, foli për kërkesën e Serbisë për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme, nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, andaj sipas tij, Beogradi me nervozë e kërkon asociacionin.

“Si “Zajednicë” komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”.

“Kosova ka nevojë për më shumë demokraci e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik. Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik. Mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste”, është shprehur Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se Serbia është në panik, teksa shtoi se duan t’i bëjnë bashkë 10 kryetarë komunash e ta shpallin një president zajednice.

“Dhe me atë ta shkelin ministrin tonë të qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, është shprehur Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 426 teste për Covid-19 dhe…

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike…

LVV: Kryeministri i paligjshëm shkoi për njohje reciproke, e u kthye me shumë dëme për Republikën

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se kryeministri, Avdullah Hoti, siç e quajnë…

Në Gjykatën Penale ka arritur super ekspertiza për Llaskarcën, gjykimi vazhdon me 24 janar

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit para seancës së sotme për rastin…

Osmani e Kurti në Obiliq, premtojnë një qeverisje pa korrupsion

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së…