Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën në lagjen “Dardania” në Pejë.

Nga aty, Kurti ka thënë që Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë.

“Bashkë me kolegët nga Kuvendi i Kosovës, me aktivistë të lëvizjes sonë, këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari, duke u përulur dhe duke përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe në lagjen “Dardania”. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme, për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe normale”.

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërsa Prokuroria e Kosovës dhe Specialja duhet të punojnë ditë e natë, që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxjerren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët, por edhe familjet e tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti pas homazheve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kancelari austriak do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të vizitojë nesër Ballkanin Perëndimor. Ndalesa…

Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë vendin

Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve sot u…

Dhurata Hoxha dhe të tjerët sot dalin para gjykatës për korrupsion

Sot është caktuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane,…

Zelensky do bënte lëshime, NATO: Vendet aleate s’do e pranonin aneksimin e Krimesë nga Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pas deklaratës së…

​Masa të reja anti-COVID: Paralajmërohet kthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit…