Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë, por nuk mund t’i shndërrojë ato në përparësi të punës së Qeverisë së ardhshme.

Partia e Kurtit i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.
“Ne nuk duam ta evitojmë dialogun e ta nënçmojmë rëndësinë e tij, mirëpo konsiderojmë se qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë zgjedhur për të sjellë drejtësi dhe punësim. Dhe, natyrisht, që është urgjente të merremi me pandeminë COVID-19”, tha Kurti.
Një qeveri koalicioni e udhëhequr nga Kurti, vitin e kaluar, ka zgjatur vetëm 51 ditë, pasi është rrëzuar me votë mosbesimi.

Duke folur për Zërin e Amerikës, Kurti, ndër synimet e para të Qeverisë së ardhshme, renditi projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia.
“Duhet të fillojmë me projektligjin për mërgatën tonë, që duhet të ketë të drejtë të votojë në ambasada dhe konsullata; gjithashtu duhet të fillojmë edhe me projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia; duhet t’i kthejmë terminalet doganore që u janë dhënë kompanive private në shtet”, tha Kurti, duke paralajmëruar edhe anulimin e disa vendimeve të Qeverisë në largim.

Sa i përket trajtimit të pandemisë së koronavirusit, Kurti tha se “synimi jonë do të jetë alokimi i fondeve, programacioni i prioriteteve për shtresat shoqërore për vaksinim të rreth 60 për qind të popullsisë në këtë vit”.
Realizimi i kësaj, shtoi Kurti, do të bëhet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…