Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se kjo është ngjarja më e madhe e organizuar në rajon, e cila sipas tij, derivon nga Procesi i Berlinit.

Ai tha se Samiti Digjital i bën bashkë politikë-bërësit nga BE-ja, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që t’i shkëmbejnë idetë e planet që kontribuojnë në tranzicionin digjital në Ballkanin Perëndimor.

“Edicioni i pestë po mbahet në Prishtinë dhe ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta forcuar edhe bashkëpunimin rajonal por edhe digjitalizimin si një proces tejet i rëndësishëm për të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë”, është shprehur Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë bëri të ditur se në këtë samit po marrin pjesë më shumë se 200 biznese, ku do të ketë më shumë se 60 folës, mbi 30 OJQ në 9 panele e 16 ngjarje anësore.

“Diskutimet që do të jenë në kuadër të agjendës së përbashkët digjitale do të fokusohen tek infrastruktura digjitale siç janë fibrat optike dhe teknologjia 5G, pastaj aftësitë digjitale për një fuqi punëtore e cila është e edukuar për sfidat e ekonomisë në të ardhmen që gjithnjë e më shumë do të jetë e digjitalizuar”.

“Pastaj, siguria kibernetike e cila duhet të sjellë qëndrueshmëri kibernetike të institucioneve, të bizneseve e të shtetit në përgjithësi karshi sulmeve të ndryshme të mundshme”, është shprehur Kurti.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se gjatë këtij samiti, do të ketë katër gara mes grupeve të të rinjve të të gjitha shteteve që përfshijnë robotikën, kodimin, lojërat kompjuterike e kështu me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A do të ndryshoj ora sivjet, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshoj sërish edhe pse ishte thënë se nga ky…

Tiranë: Protesta, gurë dhe kapsolle, policia lëshon ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes…

Parandalohet një rast i ‘kontrabandës me emigrantë’ nga Bangladeshi

Patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë, mbrëmë rreth orës 23:40,…

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohet më 19 maj

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim…

Remenski: Jam e pakënaqur me daljen në votime për kryetar të LSDM-së

Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski, mbrëmë pas përfundimit të votimit…