Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Delphi, kryeministri, Albin Kurti, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik kanë qenë pjesë e bisedës së tyre, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar Dendias dhe shtetin e Greqisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset integruese.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesë.

Qeveria njofton se ky është takimi i dhjetë Kurti-Dendias në dy vjetët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi

Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit…

Ministri gjerman i Financave kërkon kthim te politika e kursimeve

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka kërkuar që prej vitit 2023…

Ish-hakeri i CIA-s shpallet fajtor, WikiLeaksit i siguroi 8.761 dokumente për përgjime – zbuloi si janë hakuar telefonat dhe televizorët e mençur

Joshua Schulte, ish-hakeri që punoi për CIA-n amerikane, është shpallur fajtor për…

Autoritetet gjermane kthejnë në vend 4 shtetas të Maqedonisë

Hetuesit gjermanë të policisë së trafikut në Neu-Ulm, kanë kontrolluar një autobus…

Snopçe: Maqedonia i dha shtetësinë shtetasit rus në “Listën e zezë” të SHBA-ve, Spasovski të dorëhiqet

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe akuzoi sot Qeverinë e Republikës…