Kryeministri Albin Kurti mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë, Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella, i cili por qëndron një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kurti u shpreh falënderues për mbështetjen në kohë të vështira për vendin dhe mirënjohës për njohjen, përkrahjen në organizata ndërkombëtare, në veçantë gjatë procesit të anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Maltës me Republikën e Kosovës.

Mes tjerash, Kurti e njoftoi Presidentin Vella për qeverisjen dhe progresin në vend, indikatorët ekonomikë dhe arsyet se pse Kosova paraqet mundësi të mirë për investitorë të huaj. Duke iu referuar të dhënave mbi trendin pozitiv të eksporteve, kryeministri Kurti tha se Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit, ndërkaq duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve pa Kufi dhe Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) tha se imazhi i vendit është përmirësuar shumë.

Kryeministri shtoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Maltës duhet të shoqërohen me bashkëpunim edhe më të shtuar në fushën e ekonomisë dhe të shkëmbimeve tregtare, teksa theksoi edhe rolin e rëndësishëm që Malta mund ta luajë në raport me disa shtete mos-njohëse dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa, presidenti Vella tha se mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej.

“Malta mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mos-njohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij”, u shpreh Presidenti Vella.

Në takim gjithashtu u fol edhe për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ballafaqimin me krizën evropiane energjetike dhe sigurinë e rajonit e të kontinentit pas agresionit të provokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës alarmon Cyrihun, ushtria zvicerane aktivizon dy avionë luftarakë

Alarmet e rreme për bomba në Prishtinë, kanë pasur efekt edhe në…

Balje publikon fotografi me një police, thotë se po ka presion psikik nga komandanti i stacionit në Graçanicë

Kryetarja e SDU-së, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, publikoi…

Kusari-Lila: Mentor Shala të kërkojë falje për gjuhën e përdorur ndaj deputetes, Daorsa Kica

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se…

Rrahmani i VV-së për Abdixhikun: Tha dhjetë ditë fushatë, a atë e ka filluar qe dy muaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka komentuar lidhur me ofertën e…

Të shtëna në Ohajo: Policia qëllon për vdekje një adoleshente me ngjyrë

Një oficer policie në shtetin amerikan të Ohajos ka qëlluar për vdekje…