Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se “nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni”, Kurti tha se duhet diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që janë pajtuar në Bruksel.

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se ne e dimë qëndrimin e Serbisë.

“Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Nuk pyet për perëndimin”, Rusia bllokon fluturimet në Krime e Detin e Zi

Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit…

Ministrat e jashtëm të OBI-së mblidhen në Pakistan: Jemi zëri i afër 2 miliardë muslimanëve

Ministri i Jashtëm pakistanez Qureshi tha se OBI është një lloj ure…

Ursula von der Leyen arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë.…

Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  

Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy…

Dritan Abazoviq përjashton nga qeveria ministren serbe

Mediat dhe shoqëria civile e kanë sulmuar shqiptarin Dritan Abazoviç si njeriun…