Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nderuar lart figurën e ambasadorit William Walker në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Kurti, gjatë fjalës të tij, tha se ambasadori Walker mbetet miku i mirë i kohërave të vështira të Kosovës që me raportimin e tij na siguroi ndihmë nga NATO-ja.

“Në kohëra të vështira historike njësoj siç në periudha krizash personale një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm madje edhe atëherë kur nuk e keni një mik të mirë janë kohërat e vështira që mund ta sjellin një të tillë. Në traditat tona një mik i mirë është një figurë shumë e rëndësishme dhe e respektuar e cila nderohet deri në paprekshmëri sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikpritjes që është vlerë e theksuar e jona”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, thotë se ambasadori Walker me raportimet e tij ndryshoi perceptimin ndërkombëtar mbi luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Më 1998, Ambasadori William Walker erdhi në Kosovë në krye të komisionit verifikues të OSBE-së për të parë nëse forcat serbe po vepronin në përputhje të marrëveshjes së tetorit të Kombeve të Bashkuara për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të zbatuar armëpushimin. Ky mision për Kosovën ishte lehtësisht i verifikueshëm nga veturat me ngjyrë portokalli me të cilat lëviznin të 700 anëtarët e këtij komisioni”.

“Në fillet e para të UÇK-së duke qenë jo shumë e njohur për qëllimet dhe tekniket e saj UÇK-ja ishte konsideruar si terroriste dhe ekstremiste. Dhe ishte pikërisht komisioni verifikues i OSBE-së që me raportime nga terreni për zhvillimet në Kosovë do të ndihmonte ndryshonte perceptimin ndërkombëtar mbi UÇK-në dhe do të siguronte ndihmë nga NATO-ja”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për…

Zëvendëskryeministri Abazi i përgjigjet Haradinajt për taksën

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur rreth kërkesës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për…

A do të anëtarësohet Finlanda në NATO?

Sot do t’i afrohemi shumë më tepër një përgjigjeje përfundimtare, pasi presidenti…

Deklarata për gjenocid në Kosovë, politikani serb: Ambasadori gjerman të kërkojë falje

Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia…

Protestuesit ia ndërpresin fjalën Trendafilovës me fishkëllima

Disa aktivistë të PSD-së ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të…