Kryeministri Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se dialogu duhet të jetë për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë e me njohje reciproke.

Kurti i bëri këto komente pas një aktiviteti të Kuvendit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

“Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet aty përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë të mos jetë dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë e me njohje reciproke”.

“Por ju duhet ta kuptoni që marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua gatishmëria dhe interesimi janë të padiskutueshme dhe të palëkundshme”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se reciprociteti është veprim i shëndosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Ne po i marrim vendimet sovrane por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik të vitit të kaluar, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme brenda, reciprociteti është veprim i shëndosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA: Jep dorëheqje sekretari për Siguri Kombëtare

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së Sekretarit për…

Sela: Të gjithë që kanë probleme me nënshtetësinë janë shqiptarë

Kanë kaluar 30 vite dhe qytetarë të shumtë shqiptarë nuk kanë mundësi…

Agjentët rusë “besojnë se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”

Spekulimet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa…

Instituti për Luftën: Kundërofensiva e ukrainasve shkakton një ndryshim në prioritetet e fushëbetejës

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) publikoi një hartë të re të…

Numri i të vdekurve arrin në katër, pas shembjes së një ndërtese nga një shpërthim gazi në Itali – publikohen pamje tjera nga vendi i ngjarjes

Katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi…