Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish për nenin 7 të marrëveshjes bazë të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi e për të cilën palët janë dakoduar, dhe ku përmendet vetëmenaxhimi i komunitetit serb.

Lajçak në një intervistë të martën, ka deklaruar se ky nen nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, ka thënë ai për REL-in.

Ndërsa, lidhur me këtë Kurti ka thënë se ekziston një dallim me komunave dhe komunitetit pasi sipas tij, ky i fundit nuk është kategori territoriale.

“Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetmenaxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit jo komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative, pra nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme, por nuk janë e njëjta gjë”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ka ripërsëritur atë që ka thënë në Kuvendin e Kosovës se “nga pikëpamja ime juridike kur themi komuniteti serb, atëherë shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas Këshillit të Evropës”.

“Kjo është platforma në të cilën angazhohemi për komunitetet, përfshirë edhe atë serb. Ne nuk e mohojmë që janë bërë dy marrëveshje nga paraardhësit tanë, por të dyja janë shumë të cenuara në të kaluarën. Marrëveshja e parë është cenuar nga vetë presidenti i Serbisë, ndërsa marrëveshja e dytë e vitit 2015 nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, duhet t’i kemi parasysh edhe këto elemente”, ka deklaruar Kurti duke shtuar se “nuk bën të barazohet fjala komunitet me fjalën komunë apo asociacion”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nga Praga dërgohet mesazh i qartë për Rusinë

Komuniteti Politik Evropian me 44 shtete dërgon sinjal të qartë se Rusia…

Johnson bisedoi me Zelenskyn për fazën e re të ndihmës ushtarake

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kanë folur për…

Vuçiq këshillohet me ambasadoren kineze në Beograd para takimit me Kurtin në Bruksel

Një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i pari…

Osmani e Kurti në Obiliq, premtojnë një qeverisje pa korrupsion

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së…

Vritet një zyrtar rus në Kherson, autoritetet ukrainase: Jeta e një tradhtari është e shkurtër

Dmitry Savluchenko, një politikan pro-rus i emëruar nga forcat ruse si kreu…