Lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka bërë të ditur se sot nuk mund të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Përmes një letre që Kurti ia ka dërguar Thaçit, e që është shpërndarë edhe në faqen e LVV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes e ka falenderuar për dy ftesat, duke e kritikuar atë që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka thënë se për t’u konsultuar për mandatarin do të takohen ditëve në vijim.

Thaçi e ka ftuar sot dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ftesa e dytë ishte bërë për në orën 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE-ja përmendi shkarkimin e Dakës, reagon Osmani: Unë emëroj, shkarkoj dhe jam ajo që vlerësoj integritetin e KQZ-së

Valdete Daka ishte shkarkuar nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të…

Çka urojnë këta të “bashkësisë” së Shaqir Fetait

Në BFI paska ardhur një letër nga një shoqatë ukrainase në RMV,…

Djegia e jahtit/ Si shpëtoi politikani i njohur

Mediat kroate kanë dhënë detaje lidhur me djegien e një jahti në…

Rusia: Sanksionet e reja të vendeve perëndimore ndaj Bjellorusisë janë të paligjshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha…

Boksieri rus është në gjendje të rëndë pasi mbyti një ari që vrau paraprakisht mikun e tij

Një boksier rus është në “gjendje të rëndë” pasi u përlesh dhe…