Është lansuar sot protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë se jo rrallëherë sistemi i drejtësisë ka pësuar nga brishtësia e vet.

Sipas tij, kryerësit e veprave duhet të marrin dënime meritore dhe se kjo është betejë që u takon të gjithëve.

Kreu i ekzekutivit tha se protokolli i lansuar sot përfshin të gjitha detyrimet për mbrojtjen e menjëhershme të viktimës.

“Marrjen e pëlqimit të informuar, ofrimin e përkthyesve, të shenjave në rast nevoje, ofrimin e infrastrukturës së nevojshme, ofrimin e shërbimeve të profesionistëve të së njëjtës gjini të viktimës dhe shmangien e intervistave të shumëfishta të lodhshme”, tha Kurti.

Me miratimin e këtij protokolli, shefi i ekzekutivit theksoi se përpilimi i protokollit mundëson dhe lehtëson punën për ta eliminuar dhunën seksuale ndaj grave.

“E rëndësishme është që pavarësisht se cili institucion merr vesh i pari i rastit, trajton rastin. Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla ku institucionet i hedhin njëra-tjetrës fajin. Shpeshherë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore. Në raste të këtilla, dhunuesit dhe abuzuesit nuk i kanë marrë dënimet e merituara”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se viktimave u takon përkrahja institucionale, shëndetësore e psikologjike. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kryeministrja Magdalena Andersson pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare suedeze

Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson pranoi humbjen të mërkurën pas zgjedhjeve…

Dy aeroplanë udhëtarësh përplasen mes vete në Aeroportin e Frankfurt

Autoritetet gjermane njoftuan se një përplasje e vogël ka ndodhur mes dy…

Fluturimet ndërkombëtare, nga 1 korriku

Nga e premtja, kufijtë në vend do të jenë plotësisht të hapur…

Xhaferoviq: U bëjmë thirrje fqinjëve të mos përzihen në punët e brendshme të BeH

Kryetari i Kryesisë së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, sot u bëri thirrje autoriteteve…

Raporti i FMN-së: Kosova, më e varfra në rajon

Është publikuar renditja e shteteve të botës nga i pasuri tek më…