Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk duhet vonuar me shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare, sipas tij për të rivendosur legjitimitetin në qeveri.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Gjykata Kushtetuese ka folur ndërsa janë në pritje të vendimit të plotë.

“Nga menaxhimi i pandemisë në rindërtimin e ekonomisë sonë dhe reformimin e sistemit tonë të drejtësisë, ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, ditën e hëne, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Gjatë ditës së sotme, u.d e presidentes së Kosovës ka nisur takimet me liderët politikë ku temë diskutim ishin zgjedhjet, ndërkaq takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…