Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Vlora ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, Ditën e Flamurit.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot në Vlorë në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan.

“Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Nëntori i Flamurit dhe Forcës

Sot, në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuam historinë, përkujtuam sakrificën dhe nderuam lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan. Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet.

Ndërkaq dje, ndërkohë që në Tiranë po mbanim mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, shënuam Ditën e Forcës. Për Qeverinë, ky ishte viti i ushtrisë. Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional. Përkrahë aleatëve tanë po kontribuojmë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit tonë luftëtarë, të vendosur e të pathyeshëm.

Urime të gjithëve 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Le t’i gëzohemi sukseseve të secilit shqiptar. Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zgjedhjet e parakohshme, mbi 22 mijë mërgimtarë hyjnë në Kosovë

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë…

Rusia shpall të përfunduar ‘fazën e parë të luftës’, tregon ‘fitoret dhe humbjet në Ukrainë’

Më shumë se 1,000 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë operacionit ushtarak në…

Mariupolit: Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të fillojmë evakuimin

Kryetari i qytetit ukrainas Mariupol, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë prekëse…

VMRO-ja paralajmëron protesta dhe bllokada

Nga VMRO-DPMNE-ja njoftojnë se është e mundur që të organizojnë demonstrata, protesta,…