Në seancën e përbashkët plenare mes ligjvënësve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ka marrë fjalën edhe kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë jo vetëm për festa, dhe jo vetëm në rang politikanësh.

Ai shtoi se mes dy vendeve është arritur për të pasur një abetare të përbashkët dhe po punohet për unifikim të tregjeve të punës dhe doganave.

“Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar. Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit. Teksa në Evropën Lindore po vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë.

Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit. Nesër shënohet 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sot shënojmë 25 vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme. Urojmë që sukeset Shqipërisë të mos i ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për sukseset e Kosovës. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërisë dhe po punojmë drejt unifikimit doganor”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Haradinaj: Me Presidentin s’u dakorduam asgjë, i ftoj veç e veç liderët në Konferencën e Unitetit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’u…

Administrata Trump ngre padi për të vonuar botimin e librit të zotit Bolton

Administrata Trump paditi të martën ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton, me…

Osmani: BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim virtual me shefin…

Qeveria kosovare: Kemi rritur sasinë e rezervave shtetërore

Kosova ka rritur sasinë e rezervave të saj shtetërore, tha të shtunën…

SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të…