Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencë, i shoqëruar nga një delegacion.

Ai është pritur në hyrje nga presidenti Bajram Begaj, ku parashikohet të kalojë rreth 30 minuta me kreun e shtetit për të shkuar më pas në kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Lindita Nikollën.

Pas drekës me Ramën, Kurti do të ketë një takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Marrëveshja e Ohrit Kosovë- Serbi, e cila mori formë por pa nënshkrime, pas 10 orësh bisedime, do të jetë në qendër të takimit Rama – Kurti.

Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.

SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. Një takim zyrtar I Kurtit pritet të zhvillohet në orët e para të ditës edhe në kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Remenski: Nuk ndihem fajtore

Deputetja Frosina Remenski tha se nuk ndjehet fajtore për pretendimet nga hetimi…

30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit pas aksionit kundër kontrabandës në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar 30 ditë…

Habit Moska, 21 ushtarë nga Maqedonia janë vrarë në Ukrainë

Njëzet e një mercenarë nga Maqedonia janë vrarë nga fillimi i “operacionit…

Pasuria e shefave të Grupeve Parlamentare të partive politike

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë…

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë theksoi të martën se nuk mbështetë asnjë parti…