Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të enjten në Paris mund të ketë një takim trilateral me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka shkruar ai në Facebook mbrëmjen e 9 nëntorit, ku ka njoftuar se do të udhëtojë për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

“ Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria”, ka shkruar ai.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është i interesuar për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne”, ka shkruar ai.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza.

“Një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël – që ata thonë se është 1 për qind – do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, ka thënë Bislimi, pa specifikuar më shumë.

Vuçiq ka thënë, muajin e kaluar, se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit më të shpejtë të saj në BE.

I pyetur nga gazetarët për këtë plan, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se tash për tash është “shumë i përqendruar” në krizën aktuale.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri”, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”, tha ambasadori Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Banorët e Deçanit insistojnë se janë helmuar nga uji

Banorë të shumtë të fshatrave të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim…

Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të firmës së Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po e kalon fundjavën e festës në pronën…

Zhvillimet në BFI, Osmani: Vendimi i gjykatës ishte skandaloz dhe i turpshëm (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, e ka quajtur skandaloz dhe…

Bayerni barazim me Hertha (VIDEO)

Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në…

Publikohet një pjesë e raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut: Kritikohet bllokada për fillimin e bisedimeve

Është publikuar një pjesë e raportit për Maqedoninë e Veriut i cili…