Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky Samit do të fillojë punimet nesër.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Pritet që në këtë takim të jetë e pranishme edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Brnabiq nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

Kurti ka bërë të ditur se është kundër një minishengeni ballkanik dhe ka premtuar që do të kërkojë llogari në dialogun me Serbinë për dëmet në luftën e Kosovës. Po ashtu, Kurti u incizua duke thënë brenda konferencës se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

BERZH ka kohë që përmes donatorëve investon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një ndër rajonet me prioritet në agjendën e kësaj banke dhe deri më tani investimet kanë arritur shifrën e 12 miliardë dollarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Po filmonte garën e çiklizmit, helikopteri zbulon plantacionet me hashash në tarracën e pallatit

Ndodh edhe kjo.  Kameramani që po filmonte nga helikopteri turin e çiklistëve…

Shteti me mbi 1 milion e 600 mijë të infektuar, presidenti pranon se ka simptoma të COVID-19

Autoritetet braziliane kanë publikuar bilancin e fundit me koronavirus, ku më shumë…

Asteroidi dy herë më i madh se Burj Khalifa do t’i afrohet Tokës më 27 maj

Një asteroid dy herë më i madh se ndërtesa Burj Khalifa në…

Radikalizohen serbët në Mal të Zi, sulmojnë policinë

Janë radikalizuar serbët në Nikshiq, duke protestuar kundër miratimit të një ligjit…

Zvogëlohet numri i rasteve aktive në Maqedoni, gati gjysma e rasteve me coronavirus janë në Shkup

Ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus në…