Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina 2023.

Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në sesionin hyrës, me ç’rast iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe i njoftoi ata për progresin dhe arritjet në dy vitet që po lëmë pas dhe për synimet e përbashkëta për vitet që na presin në të ardhmen.

Përgjatë tri sesioneve, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal në fushën e investimeve përmes inovacionit teknologjik, raporton KP.

Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti, në emër të Republikë së Kosovës, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë forum, pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut të shkëlqyeshëm në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambassador Victor Jackovich.

Në fjalën e tij falënderuese, kryeministri Kurti bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim, ashtu që slogani i Forumit Ekonomik të Vjenës “Shkoni në jug lindje” (eng. Go South East”), të bëhet sinonim me ‘nearshoring’ perëndimor.(eng. western nearshoring)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Meta e ekzekutoi politikisht”/ Luan Rama reagon për herë të parë, zbulon përse nuk u takua me Vasilin dhe Haxhinaston në Vlorë

Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha…

Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia

Një grua sulmoi dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të…

Itali, bari i parë që neutralizon koronavirusin

Është zhvilluar ilaçi i parë i specializuar për të sulmuar koronavirusin SARS-CoV2.…

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pas kërkesës së ulët për karburant në Kinë

Çmimi Ndërkombëtar I Referencës Për Naftën Brent Ishte 120 Dollarë Për Fuçi,…

Arrestohet me mbi 600 mijë euro ish shefi i shërbimit sekret ukrainas, destinacion kishte Maqedoninë e Veriut

U arrestua në pikën kufitare të Preshevës ukrainasi Andriy Naumov. Naumov njihet…