Kryeministri Albin Kurti shprehet se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari duhet të ketë pajtueshmëri me palëve.

“Kur të pajtohemi në parim atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”.

Duke u përgjigjur në parlament pyetjeve të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu, në lidhje me këtë çështje, Kurti tha se ka propozuar një draft i bazuar në modelin kroat për pakicat.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e ekipit menaxhues pasi imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën e Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Sipas tij në Bruksel vetëm mbi këtë bazë mund të diskutohet me Serbinë për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Instituti për Luftën: Kundërofensiva e ukrainasve shkakton një ndryshim në prioritetet e fushëbetejës

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) publikoi një hartë të re të…

ASH tash do të kryesojë Këshillin komunal në Gostivar

Besim Memedi nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) është kryetari i ri i Këshillit…

Athina “ankesë zyrtare” Serbisë, pasi aeroplani që transportonte municione u rrëzua në Greqi

Greqia paraqiti një ankesë zyrtare në Serbi të hënën pasi një aeroplan…

Nancy Pelosi nis turneun në Azi

Vizita vjen mes tensioneve në lidhje me Tajvanin për të cilën administrata…

Dhimbje e lot në varrimin e nxënësve në Gllogjan, i dyshuari ende në arrati

Qindra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve…