Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por siç u shpreh ai, aktualisht Kosova i ka të ngujuara afër 150 milionë euro kredi dhe grante, që duhet të kalojnë me 2/3 në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi po ashtu se me Bashkimin Evropian është në kontakt të përditshëm. Ai tha se një ditë më parë ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për siguri, ndërsa tha se është në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak. Kurti theksoi se është i interesuar për shtensionim dhe për normalizim. Sipas tij shtensionimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbraps kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen më drejtësi ose të shkojnë në Serbi.

“Është e vërtet se janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre, si ushtrimi i madh “Defender Europe 2023”, sidomos në Gjakovë kur e kishim të planifikuar çdo gjë, u anulua. Bëhet fjalë edhe për vizitë, por gjithsesi bëhet fjalë për masa të përkohshme e të cilat janë të padrejta për bindjen time, mirëpo ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Republikës me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grande të cilat kanë ngelur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej afër 150 milionë euro, kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Policia e Kosovës, e mobilizuar në nivel vendi

Policia e Kosovës, sipas planit operacional vazhdon angazhimet e saja me kapacitetet…

Gjermani: 59-vjeçari vret tre persona dhe më pas veten

Katër trupat të pajetë janë gjetur në qytetin e vogël bavarez të…

Spasovski: Kthimi në normalitet, në tre faza

Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp nga Qeveria…

Koka: Do të më shkarkojnë

Drejtori i tanishëm në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup deklaroi se pritet…

PISA, Maqedonia e Veriut në vendin e 67

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, e…