Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar seancën e Kuvendit në orën 16:00, ku ishte ftuar për të raportuar për dialogun me Serbinë.

Duke iu drejtuar deputetëve, Kurti ka thënë se i duhet të shkojë, por iu ka propozuar atyre që nëse e konsiderojnë shumë të rëndësishëm debatin mund të kthehet në orën 22:00 dhe të qëndrojë deri në mëngjes, transmeton Telegrafi.

“Unë tani duhet të shkoj në orën 16:00, por e kam një propozim; nëse e konsideroni shumë të rëndësishme mund të vij kur të lirohem në orën 22:00 dhe të diskutojmë deri në orën 07:00 të mëngjesit të nesërmen kur e kam takimin e parë”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar para se të largohej nga seanca.

Sa i përket dialogut, ai ka potencuar se nuk është në top tri prioritetet e tij.

“Po e potencoj atë që e kam thënë para disa seancave të Kuvendit, për nga vëllimi i punës që bëj si kryeministër dhe për nga intensiteti i aktiviteteve, nuk është dialogu në top tri prioritetet e mia. Duhet ta kuptoni këtë gjë. Kështu kam thënë para më shumë se 2 vjetëve. Por, është një gjë tjetër; nëse ndiqni debatet që zhvillohen çfarë përshtypje krijohet për preokupimet dhe agjendën qeveritare. Shumë më e rëndësishme për mua është që të diskutohet për projektligjet”.

“Sa puna është në ekzekutiv, nuk është dialogu në top tri prioritet e para. Dhe besoj që nuk ka qenë as për qeveritë e kaluara. Unë duke pasur parasysh marrëveshjet që i keni bërë si PDK e LDK më herët, nuk e kam ditur që juve ua nin kaq shumë për marrëveshje. Se me pas ditur që kaq shumë ua nin unë kisha thirr edhe seancë të jashtëzakonshme për dialogun. Po kam menduar që juve nuk ua nin për marrëveshje se e kam parë çfarë marrëveshje keni bërë në të kaluarën”, ka thënë Kurti mes tjerash. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lituania do t’i dërgojë një dron ushtarak turk Ukrainës

Lituania e ka treguar sot një dron ushtarak të prodhuar nga Turqia,…

Vrasja e mbrëmshme në Çair: Dy persona me pushka automatike kanë hyrë në çajtore

Mbrëmë rreth orës 21:40 dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë…

Gujon i bllokohet llogaria në Twitter, pasi reagoi për sondazhin “gjysma e serbëve mendojnë se Kosova është e humbur”

Arno Gujon, drejtori i Drejtorisë për bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në…

Janeva ka qenë e ndjekur fizikisht 10 ditë para arrestimit, Boki 13 dhe Kiçeec,një muaj

Rreth dhjetë ditë, para arrestimit dhe ndalimit të saj, Katica Janeva ka…

Gjukanoviq: Ballkani kërcënohet nga lufta hibride ruse, Mali i Zi përballet me nacionalistët serbë për të zbatuar ‘Serbinë e Madhe’

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka folur për mediat e huaja para raundit…