Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për rilegjitimim të institucioneve, e kjo sipas ish-kryeministrit bëhet duke shkuar në zgjedhje të reja.

Këto komente, Kurti i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

Aty ai ka bërë të ditur se mbrëmë ka pasur një takim me drejtorin e Global Europe Progam, në kuadër të Wilson Center me bazë në ShBA, Daniel Hamilton, dhe me dhjetëra ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë nga Grupi Punues për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kësaj Qendre.

“I shoqëruar nga Sekretari ynë për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, prezantova mbi përvojën dhe sfidat e qeverisjes sonë në nivelin qendror në pranverën 2020, mbi përgatitjet tona në kuadër të qeverisjes alternative me pesë shtylla përkatëse të saj, dhe mbi rezultatet e suksesshme elektorale në Besianë e në komunën veriore të Mitrovicës që konfirmuan rritjen e madhe të VETËVENDOSJE!-s”, ka thënë ai.

Kurti shton se dialogu me Serbinë ka qenë, gjithashtu, një nga temat e takimit.

“Situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu me Serbinë ishin po ashtu ndër temat kryesore të takimit. Aty paraqita qëndrimin tonë se dialogu duhet të jetë parimor dhe i definuar mirë, se Kosova ka nevojë për rilegjitimim të institucioneve përmes zgjedhjeve të reja, kurse Serbia ka nevojë për demokratizim dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjithashtu, theksova se nuk duhet të synohet medoemos një përmbyllje e shpejtë e dialogut, por duhet t’i japim përparësi përmbajtjes, transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

Për ne ishte shumë e vlefshme t’i dëgjojmë mendimet dhe analizat e pjesëmarrësve mbi çështjet e shumta të diskutuara, si situata politike në ShBA, shanset e restaurimit të raportit trans-atlantik për rajonin tonë, niveli i ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe masat për parandalimin dhe kufizimin e ndikimit të tyre autoritar etj. Në fund të diskutimit, u pajtuam që ta thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…