Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit të Hapur.

Ai ka thënë se s’ka Ballkan të Hapur pa qenë gjashtë vendet e rajonit dhe pa trajtim të barabartë. Madje sipas tij, ky ka qenë edhe mesazhi i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu qeveritar tha se pret nesër nga kancelari gjerman Olaf Scholz mesazhe të qarta për fuqizim të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga KosovaPress, rreth ofertës së Serbisë për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike, Kurti, u përgjigj negativisht, duke thënë se Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës.

Ai foli edhe për veteranët e UÇK-së, për të cilët tha se ka ndjeshmëri të madhe.

Këto komente Kurti i bëri të enjten, pas dorëzimit disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ASH: Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në institucione

Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të palakmueshme,…

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij mund…

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në këtë sport.…

Një mjeke në Kumanovë rezulton pozitive me Korona

Një mjeke në Spitalin e Kumanovës është një nga pesë pacientet e…

Situata nga Covid në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orë

Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë.…