Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Energjisë, Andrew Light në Departamentin e Energjisë të ShBA-ve.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Kurti theksoi që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime dhe prioritete të përbashkëta për një sektor të pastër dhe efiçient të energjisë.

Ndihmës Sekretari Light është shprehur tejet i lumtur për të vazhduar partneritetin e ngushtë me Kosovën në sektor të energjisë, sektor ky ku synimet e dy shteteve janë të përbashkëta.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës sa i përket zhvillimit të sektorit të energjisë, veçanërisht përmes agjencive zhvillimore si USAID dhe MCC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish-kryeministri francez dënohet me burgim

Një Gjykatë në Francë e ka shpallur fajtor këtë të hënë ish-kryeministrin…

Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë me origjinë nga Bullgaria

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova sot ndodhet në Ohër ku po vazhdon…

Droni ukrainas shkatërron dy anije ruse në Detin e Zi

Një dron ukrainas ka shkatërruar dy anije patrullimi ruse në Detin e…

Pilotët ukrainas fillojnë fushatën “më blej një aeroplan luftarak”, me dëshirën e madhe që ta mposhtin ushtrinë ruse

Pilotët ushtarak të Ukrainës kanë filluar fushatën e quajtur “Më blej një…

Kharkivi sulmohet me raketa ruse në Sheshin e Lirisë, pamjet e sulmeve në mesin e popullsisë civile

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është sulmuar me…