Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Albin Kurti e zhvilloi me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Kurti e uroi Kovaqevskin për detyrën e re dhe i dëshiroi udhëheqje të suksesshme të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë.

Në këtë takim të parë bilateral, Kurti e njoftoi homologun e tij për ato që i konsideron si të arritura të vitit të parë të qeverisjes së tij.

Në shtatorin e vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për të cilën u tha se ishte konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të mirë në mes dy vendeve.

Gjatë takimit të sotëm u diskutua mbi statusin dhe progresin e marrëveshjeve dhe memorandumeve të nënshkruara gjatë mbledhjes së përbashkët.

“Muajin tjetër bëhen gjashtë muaj nga mbledhja e përbashkët, dhe me këtë rast pritet të bëhen vlerësimet e para të progresit dhe zbatimit të marrëveshjes nga dy zyrat respektive”, theksoi kryeministri kosovar.

Përpos bashkëpunimit bilateral në takim u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal ku Kurti tha se Kosova mbështet bashkëpunimin dhe integrimin rajonal mbi bazën e trajtimit të barabartë.

“Në këtë drejtim, Kosova mbështet Procesin e Berlinit dhe konsideron se Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të tij është platforma e duhur dhe e vetme që mundëson zbatimin e plotë të katër lirive në mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Sa i përket sigurisë rajonale, Kurti tha se Kosova është e përkushtuar që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Përfshirja e Kosovës nën ombrellën e aleancës atlantike, për të cilin mision e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si aleat dhe partner të afërt, i kontribuon sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se ky është takimi i parë me fqinjin e parë në kuadër të Konferencës së Mynihut, duke shtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet po aq e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës si në rrafshin bilateral ashtu edhe në rrafshin e synimeve të përbashkëta për rajonin dhe integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Micotakis: Nuk do ta bllokojmë Maqedoninë e Veriut, por kushte do të vendosim

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së…

NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

Në kuartierin qendror të NATO-s zhvillohen mbledhje krize, sepse Rusia po grumbullon…

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike…

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian votoi raportin për Kosovën

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të martën u…

G7 me projekte alternative kundrejt Kinës

Temat ekonomike dhe ato të politikës së jashtme dominuan ditën e dytë të samitit…