Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, duke thënë se kanë diskutuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, rëndësinë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E njoftova kancelarin për punën e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për ndikimet pozitive që reformat kanë pasur e vazhdojnë të kenë në performancën e ekonomisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

“Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shtoi kryeministri.

Tutje, dy liderët diskutuan edhe për situatën në Ukrainë, dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Biseduam për situatën e re politike të krijuar pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi i pari i Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

H. Sulejman ef. Rexhepi për situatën aktuale në BFI akuzon pushtetin dhe BDI-në

Për herë të parë, që kur u shkarkua në mënyrë jokushtetutare nga…

88 raste të reja, 123 të shëruar dhe tre të vdekur në Maqedoni nga koronavirusi

Ministri e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë…

Konfiskohet marihuanë në vlerë prej 800.000 eurove, kryeshefi nga Prilepi ka qenë “pastrues”

Ishin ndjekur për disa muaj, kurse dje MPB-ja në bashkëpunim me Shërbimin…

Pyetjet e deputetëve në seancë kuvendore

Në seancën e sotme kuvendore do të mbahen pyetjet e deputetëve. Gjatë…

Deklarata e samitit të Brdos

Liderët e e Bashkimit Evropian bashkë edhe me shtetet anëtare në konsultim…