Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën  Kosovare për Studime Gjinore  ka mbajtur takimin konsultativ të nivelit të lartë “Përgjigjet institucionale ndaj dhunës kundër grave në periudhën (post) COVID-19” me akterë institucionalë, ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ky takim u mbajt me qëllim të avancimit dhe koordinimit ndër-sektorialë në luftimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave në Kosovë, gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

Në këtë takim ka marrë pjesë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe përfaqësues nga institucione dhe organizata të tjera në vend.

Në hapje të ngjarjes, Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, tregoi se kanë mbështetur 24 organizata të grave në vlerë prej 630 mijë euro.

“Janë organizata të cilat zbatojnë iniciativa në fushën e përmirësimit të mundësive të punësimit të grave përmes skemave të mbështetjes së biznesit. Po ashtu kemi mbështetur edhe 270 biznese të vogla të grave. ABGJ mirëpret thellimin dhe bashkëpunimin me organizata e grave”, tha Gusia.

Ndërsa, Luljeta Demolli, Drejtore ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ka thënë se dhuna ndaj grave dhe vajzave është manifestim i pabarazisë gjinore.

“Ne kemi nevojë për më shumë gra police, prokurore dhe gjyqtare, sepse e dimë që gratë të cilat shërbejnë në vijën e parë të drejtësisë e forcojnë drejtësinë për gratë. Ne e mbështesim fuqizimin e mirëfilltë ekonomik si një ndër strategjitë më efikase parandaluese”, është shprehur Demolli.

Duke folur për dhunën ndaj grave dhe vajzave, kryeministri Albin Kurti tha se nuk kemi jetë grash e vajzash për të humbur.

“Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë, prandaj na nevojitet angazhim maksimal, bashkim i forcave të organeve shtetërore, dhe prioritizim i rasteve të dhunës në familje, ashtu që të kemi rezultat të suksesshëm”, tha Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se nga janari i vitit 2021 deri në tetor janë rreth dy mijë raste të raportuara të dhunës në familje.

“Jemi duke punuar si qeveri për hapjen e vendeve të reja të punës. 14 përqind e grave janë të përfshira në tregun e punës dhe këtu bëhet fjalë për përjashtim, jo për mospërfshirje. Kundër dhunës në familje duhet të flasim fuqishëm sepse Kosova po kanoset prej kësaj”, ka thënë Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…