Kryeministri Albin Kurti në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se u ka bërë të qartë atyre se do të kishte mirëkuptim nëse protestat e serbëve në veri do të kishin qenë paqësore.

“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta. Por jo grupet me simbole “Z” që sulmojnë policët e ushtarët e KFOR-it e gjuajnë granata e thërrasin “vrisni, vrisni”. Te këto grupe fashiste ne nuk mund ta dorëzojmë demokracinë tonë”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri tha se nuk mund të ju kërkoj kryetarëve të largohen nga zyret e tyre sepse “kështu do ti bashkohesha ilegalitetit të strukturave paralele”

“Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në objektet e komunës. Unë e di se mund të qëndrojnë shumë më shkurt sesa që është mandati i tyre, ata janë teknikë, administrativë”, tha Kurti

Kryeministi tha se çfarë mund të bëjmë është të kemi zgjedhje të reja më herët.

“Çfarë ne mund të bëjmë është të kemi zgjedhje të hershme, por ne nuk mund të themi që këta kryetarë nuk janë kryetar”, tha Kurti.

Ai u pyet edhe për mundësinë që Bashkimi Evropian të pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Jam i brengosur por kurrë i frikësuar, është puna ime të mos jem i frikësuar por i brengosur”, tha Kurti./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OKB: Së paku 55 migrantë të mbytur pranë Libisë

Një varkë gome që transportonte dhjetë migrantë në Evropë u fundos në…

Osmani kujton ekzekutimin e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij: Shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy…

Rasti “Tortura” kthehet nga fillimi, njëri nga pjesëtarët e jurisë jep dorëheqje

Rastin “Tortura” që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkoski në…

Shkon në 41 bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë…

Osmani e Kurti në Obiliq, premtojnë një qeverisje pa korrupsion

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së…