Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që është thirrur nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me Borrell ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është neglizhuar nga ai dhe Qeveria e tij.

“Dialogu nuk është neglizhuar nga ne dhe prandaj zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është i angazhuar për integrimin evropian të vendit dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Unë nga mesi i majit do të marrë pjesë në darkën e Brukselit që do të organizohet me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku të jemi të gjithë në një tavolinë. Në këtë mënyrë besoj se do të zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut, për të realizuar marrëveshjet e arritura ju mund të llogarisni në komunikim tim të drejtpërdrejtë. Sepse të gjitha çështjet e gjashtë vendeve të BE-së duhet t’i vendosim në një vend dhe më së miri është në një tavolinë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nga muaji qershor ka mundësi që t’i fillojnë bisedimet për dialogun me Serbinë.

“Ne në kabinetin qeveritar do ta aprovojmë planin e punës të Qeverisë, pastaj ky plan do t’i dërgohet Kuvendit për diskutim. Ne kemi nevojë për më shumë informacione dhe dokumente rreth marrëveshjeve të arritura në dialogun më mënyrë që të përgatitemi. Në të njëjtën kohë gjatë muajit maj do të takohemi me partitë opozitare në mënyrë që të kemi mendimet e tyre, dhe të kemi një dialog të përgatitur mirë dhe me parime. Prandaj, përgatitja e mirë që do të thotë që e marrim shumë seriozisht. Dhe në muajin qershor dikur mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Kurti ka theksuar se Kosova është vend që nuk mund të pranojë vaksina kundër COVID-19 nga Kina dhe Rusia, duke shtuar se ato presin t’i marrin nga Evropa.

“BE dhe NATO nuk kanë alternativë për Kosovën. Këtë e kemi parë edhe gjatë kohës së pandemisë. Kosova është vend që as nuk mund ta imagjinojë të marrë vaksina nga vendet e lindjes sidomos nga Kina dhe Rusia. Ne jemi duke shikuar nga Evropa. Ne kemi pasur një fitore të madhe me 14 shkurt”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…