Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkavokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Kosovës.

“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mosrespektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”.

“Kryeministri Kurti propozoi që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta. Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me kryeministrin Kurti dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koronavirusi sërish në Vuhan, autoritetet testojnë 11 milionë banorë

Autoritetet e qytetit kinez Vuhan do të testojë të gjithë banorët (11…

Hamas u bën thirrje palestinezëve që të përballen me forcat izraelite

“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe…

Ish-ushtari i UÇK’së dhe UÇPMB’së nuk po mund të pajiset me dokumente në Kosovë

Sadik Aliji ka plot nëntë vjet që jeton në Veleknicë të Gjilanit.…

Vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të…

Zgjidhja e përhershme për targat me Serbinë, nesër takimi i parë në Bruksel

Grupi punues në lidhje me çështjen e targave të automjeteve nesër do…