Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 27-të të masakrës së Srebrenicës, ka thënë se çka ka ndodhur në Srebrenicë para 27 vjetësh nuk është asgjë më pak se gjenocid, asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Qeverisë, ndër të tjera tha se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet duke u pranuar.

“E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia”, ka shkruar kryeministri.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kurtit:

27 vite dhimbje e mall nga gjenocidi i Srebrenicës

Kur Raphael Lemkin në librin e tij “Axis Rule in Occupied Europe” kishte përdorur termin GJENOCID për herë të parë, dyshoj të ketë konsideruar mundësinë e diskrepancës mes aspektit teorik dhe praktik të termit.

Dyshoj shumë që kur Lemkin ka folur për gjenocidin, të ketë menduar që dikush në shekullin 21 do të arrijë të ndërtojë një narrativë të tërë diskutimi bazuar në mohimin e gjenocidit.

Gjenocidi si fjalë nuk është zbuluar për t’u mohuar. Por për të potencuar egërsinë dhe johumanitetin e krimeve që shkojnë përtej asaj që termet si krime lufte e krime kundër njerëzimit përfshijnë.

Ende sot, gjenocidi nënkupton ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të shkatërrimit (të plotë ose të pjesshëm) të grupeve në aspektin kombëtar, etnik, racor ose fetar.

E çka ka ndodhur në Srebrenicë para 27 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid. Asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.

Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë. Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara.

Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia.

Kur roli i atij agresioni të tmerrshëm minimizohet deri në pafundësi.

Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit.

Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden thekson pasojat për Kinën nëse mbështet Rusinë

Presidenti i SHBA Joe Biden tha për CNN se telefonata e tij…

Rasti i 2.1 milionë eurove, Labinot Gruda e pranon fajësinë

Labinot Gruda, një nga të pandehurit në rastin e vjedhjes së 2…

Tabaku për integrimin në BE: Të mos ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka folur…

Arden: Kemi vaksinuar 90% të popullsisë

Zelanda e Re njoftoi një udhërrëfyes të ri që do të lehtësojë…

Gjermania do t’i trajnojë ushtarët ukrainas, thotë ambasadorja gjermane

Përfaqësues nga më shumë se 40 vende aleate me ShBA-në po zhvillojnë…