Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se edhe ky vit sikurse ai i kaluari u mbizotëruar nga pandemia COVID-19.

“Secili vit i ka sfidat e tij, ky vit sikurse ai i kaluari u mbizotëruar nga pandemia dhe pasojat e saj. Kufizimi që secili prej nesh i ka përjetuar në aktivitetet tona të përditshme, nuk mund të krahasohet me dhimbjet që disa prej nesh kanë ndjerë nga humbja e më të dashurve tanë nga ky virus. Në emër të Qeverisë edhe njëherë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura nga pasojat e COVID-19”, u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se vitin 2021 do ta kujtojmë si vit në të cilin shpresa, besimi dhe vullneti për ndryshim u bënë bashkë dhe të pathyeshëm.

“Mobilizimi i qytetarëve për të na dhënë mbështetjen historike është dëshmi se sa i madh ka qenë zhgënjimi dhe zemërimi ndaj atyre që qeverisën kaq keq për shumë gjatë, se sa e madhe është nevoja për ndryshim dhe sa e lartë është përgjegjësia jonë sot dhe nesër këtu. Le të jetë ky motivimi dhe udhërrëfyesi ynë për vitin 2022, le të mbetemi të palëkundur në rrugëtimin tonë dhe të mos kursejmë asgjë për të përmbushur programin tonë qeverisës, që përveç se zotim i yni është pritshmëri e qytetarëve”, tha Kurti.

Ai në fund falënderoi gjithë ministrat për punën e bërë gjatë këtyre nëntë muajve, e po ashtu edhe stafin civil dhe punëtorët e administratës.

“Falënderoj gjithashtu stafin civil dhe administratën tonë, që iu përgjigjen kërkesave tona për të qenë në krye të detyrë.  Gëzuar Viti i Ri 2022 ju uroj mbarësi dhe shëndet”, tha Kurti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Me urdhër të presidentit, Ukraina fillon rekrutimin e rezervistëve nga mosha 18 deri në 60-vjeç

Duke parë zhvillimet e fundit në Ukrainë, autoritetet e atjeshme të sigurisë…

Në shpërthimin në Bejrut kanë humbur jetën më shumë se njëqind persona, ndërsa rreth 4.000 janë plagosur

Këshilli Suprem për Mbrojtje të Libanit ka shpallur Bejrutin një fatkeqësi natyrore…

Origjina e COVID/ Anthony Fauci habit me deklaratën e tij

Dr.Anthony Fauci nuk është i bindur se COVID është zhvilluar natyrshëm, teksa…

Në Tetovë investohet njëjtë sikur në Shuto Orizare

Dy komunat të cilat paraprakisht gjendeshin në vendin e katërt dhe të…

Arrestohet eksperti politik në Gjermani, dyshohet se spiunoi për Kinën

Një ekspert i politikës në Gjermani është arrestuar nën dyshimin se ka…