Sipas Shaqir Fetait, sivjet myslimanët e vendit paskan paguar gjithësej 4459 kurbanë si dhe diaspora jonë 1905 kurbanë, gjithësej, 6364, prej të cilëve qenkan shpërndarë, përveç për nevoja të medresesë, edhe 12.000 pako me mish, apo 160 tonelata mish! Çka thotë matematika e çka thonë dispozitat islame të kurbanit

Nga Halid Sadiku

Që në fillim duhet nënvizuar se këto të dhëna janë sa tepër subjektive po aq edhe diletanteske, sepse, konvertimi i këtyre shifrave në euro, apo edhe në sasi mishi, apo edhe në numër kurbani, nuk përputhen askund! Kjo përputhje nuk mund të arrihet duke u raportuar shifrat nga Shaqir Fetai apo nga komisioni i tij. Një komision apo një audit i pavarur do të ishte më i besueshëm dhe më transparent se sa secili prej BFI-së së Shaqir Fetait.
Nuk dihet nëse në këtë numër kurbanësh janë futur edhe numri i kurbanëve të haxhilerëve (2030) apo, fati i tyre nuk dihet. Paratë janë marrur por nuk dihet se çka ka ndodhur me kurbanët! Nëse edhe numri i kurbanëve të haxhilerëve pëfshihet në këtë shifër që e ofron Shaqir Fetai, atëherë, na del pun se sivjet, situatën e kemi katastrofale.
Shaqir Fetai thotë se “për dallim nga vitet e kaluara këtë vit numri i dhuruesve ka tejkaluar vitet e mëparshme”! Rrenë e kulluar që del nga goja e Shaqir Fetait! Prandaj nuk duhet besuar këtyre shifrave e raportimeve subjektive, të cilat fshehin vjedhje galopante si të parave ashtu edhe të mishit, keqpërdorim flagrant të mishit të kurbanit, i cili i është besuar “BFI”-së së Shaqir Fetait.
Le ta shohim se si është sillur numri i kurbanëve ndër vite që jan paguar në BFI dhe le të dalë në sipërfaqe rrena e kulluar dhe e pakrip e “komisionit” të Shaqir Fetait.
Viti 2023, 6364 kurbanë (nëse nuk raportohen dhe ato të haxhinjëve, kjo do të thotë se ato vidhen, manipulohen!)
Viti 2022, 6346 kurbanë (dmth se sivjet ka vetëm 20 kurbanë më shumë se vjet)
Viti 2021, 6873 kurbanë (dmth 509 kurbanë më shumë se sivjet)
Për vitin 2019 dhe 2020 nuk u raportua fare, sepse, ishte “kohë e mjegullnajave” ndërsa ujku gjithnjë do mjegull!
Por, vitet e më heshme kanë regjistruar 7000, 8000 madje edhe 9145 kurbanë! Këto fakte e paralizojnë Shaqir Fetain përballë dëshirës së tij të sëmurë për t’u vetëlavdërur gjithnjë, ndonëse vazhdimisht punët i ka helaç!
Nga ana tjetër, 6364 kurbanë nuk bëjnë 160 tonelata mish, porse më shumë edhe për nja 40-50 tonelata mish!
Qenkan shpërndarë 12 000 pako me mish! Për të varfër, skamnorë dhe, gati po aq edhe për institucionet dhe entet shtetërore, për spitale, për burgje, për “Komunalecin” etj! Po vetë shteti i Maqedonisë së Veriut, me sa kurbanë kontribuoi në BFI për t’i therrur dhe për t’ua shpërndarë të varfërve! Apo, shtetin e kemi aq të varfër sa, Shaqir Fetai e llogaritë si detyrë të shenjtë për t’i mirëmbajtur entet dhe institucionet, sidomos burgjet dhe spitalet! Cili Mysliman i Maqedonisë së Veriut e bëri nijet therrjen e kurbanit duke sugjeruar që një sasi e mishit të tij të shkojë nëpër burgje, për lloj-lloj të burgosurisht! Shaqir Fetai ia ka dhuruar “Komunalecit” mijëra pako me mish dhe u ka lënë në dorën e tyre, vetë ata t’i shpërndajë si të duan. E, dihet se si shpërndahen pakot humanitare nëpër institucione: për shefa e nënshefa, skamnorit as që ia prek dhëmbi!
Në fakt, po flitet se Shaqir Fetai, për t’iu futur nën sqetull BDI-së, ka dhënë urdhër që pako me mish të shpërndahen nëpër disa ente e institucione shtetërore që drejtohen nga kuadrot e kësaj partie! Ky fakt do të sjell dëm të madh, pa dyshim, sepse, do t’i iritojë myslmanët e varfër, skamnorët, jetimët, por edhe ata që kanë dhuruar kurbanë për këtë kategori që kanë nevojë për shtrirjen e dorës humane dhe jo që disa menaxherë me mishin e huaj të shesin mëshirë! Këtë mëkat e bën vetëm Shaqir Fetai!
Fare në fund, Shaqir Fetai është mirë që tash e tutje të kërkojë kurbanë jo për medresenë Isa Beu, por për burgjet dhe spitalet e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Shaqir Fetai duhet të ndërgjegjësohet dhe të kuptojë se për hirë të bijës së vet që e ka “zvezda” në paralelen e vajzave në Gostivar, nuk mund ta mbajë këtë paralele ku janë të paraqitur sivjet vetëm 5 femra. Porse, atë paralele duhet ta shkrijë dhe ta bart në Tetovë! Për pesë medresante të angazhojë personel arsimor e teknik që do t’i kushtojë BFI-së mijëra e mijëra euro, prej të cilave do të pëfitojë më së shumti e bija e Shaqir Fetait! Tani, sipas kësaj llgarie, secili Myfti ka të drejtë të hapë paralele vajzash dhe aty t’i punësojë bijat, gratë, rejat, nuset, kusherirat nga hallot, nga dajot, nga xhaxhallarët etj. Turp! Kështu e do Zoti Shaqir Fetain?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

MASKA – MBROJTJE OSE BIZNES!

Shkruan: Zenun Fejzullahu / Situata me Kovid 19, muajt e fundit i…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…

Letër e hapur Ali Ahmetit/Figura e juaj kombëtare duhet të ngelë e papërlyer

Në një inervistë në mediat maqedonase ju paskeni folur për veprat e…

Gënjeshtra si mjet për viktimizim

Kur një karakter ndërtohet mbi gënjeshtra e hipokrizi, kur një karrierë ndërtohet…

A falet hipokriti

Në një pusullë bakalli, në të cilën argati i pushtetit antikombëtar e…