Instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, jo njëherë ka dëshmuar se është një popullist që luhatet mes popullizmit radikal dhe atij instrumental. Sepse, kjo është strategjia më e qëlluar e “liderëve” që dalin nga gjirizët e shërbimeve sekrete – të mobilizojnë popullin për një “ideologji” të pathemeltë

Nga Venera Turkeshi

Në çka bazohet popullizmi radikal e në çka ai instrumental i Shaqir Fetait! Pa dyshim, ky farë abdalli as që ka kapacitet intelektual për t’i kuptuar këto teori, porse, i zbaton me përpikshmëri teoritë-urdhërat që i vijnë nga lart! Një popullist radikal si Shaqir Fetai, e ndanë shoqërinë në “ne” dhe në “ata” duke u mbështetur në “ideologji popullore” antielitiste e të pathemelta! Ndarjen në “ne” dhe në “ata” e arrijnë duke mbjellë frikë dhe duke e “radikalizuar” masën kundër përpjekjeve të “atyre” që mund të vijnë me program e me ideologji të themeluar mbi baza të interesave të përgjithshme.
“Ne” mund të mbijetojmë nëse mbahemi bashkë e të bashkuar, nëse vetëlavdërohemi e nëse dekorohemi në mes vete!

Nënvlerësimi i dekoratës si qëllim i devalvimit të figurës elitiste

Ish-reisul ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili do të ngelë përjetësisht viktimë e elementeve të UDB-së, kishte inicuar një ide shumë humane që tashmë ishte bërë praktikë: në manifestimin kushtuar Hixhretit të dekorohen edhe figura të rëndësishme kombëtare e fetare që kanë dhënë kontribut të dukshëm në lëmenj të ndryshëm! Përzgjidheshin 3-4 figura, të papërlyera, me një biografi të pastër, me kontribute konkrete, të shënuara e të lavdëruara dhe, publikisht shpërbleheshin me çmimin “Haxhi Vehbi Dibra”, personalitet ky i lavdëruar në historinë tonë kombëtare!
Këtë praktikë po e vazhdon edhe Shaqir Fetai (sepse nuk ka ide të tjera, nuk ka kapacitete estetike por vetëm kopjuese dhe aftësi përvetësuese të vlerave të huaja)!
Shaqir Fetai, si instrument i huaj, do të luhatet edhe nepër valët e popullizmit instrumental, duke e keqpërdorur masën për vetëreklamim! Nuk ka ndryshe si ta mbulojë biografinë e vet të errët, nuk ka si t’i kamuflojë aktivitetet e veta prej spiuni i UDB-së, nuk ka si ta mbështjellë injorancën dhe hipokrizinë e vet me gjëra që nuk mund të jenë afinitete të “personalitetit” të tij! Organizon aktivitete populliste jo se i ha b… për popull, për vlera shoqërore, për dekorata e shpërblime, por, thjesht, për t’u vetëreklamuar! Këtë e dëshmon edhe me “foto-reportazhe” idiotike, duke publikuar 40-50 fotografi prej të cilave 90 për qind prej tyre e mbulojnë “reisin” më kontravers, që na del si “organizator i manifesimit islam” ndonëse deri dje ishte instrument i UDB-së që ka marrur më qafë bij e bija më të vlefshme të popullit që mendon se fare lehtë mund ta instrumntalizojë.
Kësaj radhe Shaqir Fetai i dekoroi pesë persona, prej të cilëve dy me dosje të trashë si bashkëpunëtorë të UDB-së! Udbashi dekoron udbashët! Madje e dekoroi edhe një person për të cilin gjatë viteve nëntëdhjeta Shaqir Fetai do të përfshihet në një konflikt e fushatë të tmerrshme duke u sulmuar edhe si udbashë dhe që kurrë nuk u distancua nga ato akuza!
Mbahuni me mua, se nëse vijnë “ata” – që të gjithë e kemi hëngër! Kjo është ideologjia e pathemeltë e Shaqir Fetait që dirigjohet nga guzhinat nëntokësore të shërimeve të huaja, të cilët, në asnjë vend nuk këmbëngulin për themele të shëndosha të një procesi, sepse, në procese me themele do të vetëpërjashtoheshin dhe vetëeliminoheshin përgjithmonë.

Në 100 vjetorin e Hasan Kaleshit “përurohet” Shaqir Fetai

Një event tjetër të cilin Shaqir Fetai e shfrytëzoi për vetëreklamim është edhe ai kushtuar 100 vjetorit të orientalistit, Hasan Kaleshit, me çrast u promovua edhe kompleti “Hasan Kaleshi” përgatitur nga Prof. dr. Feti Mehdiu! Çka e lidhë Hasan Kaleshin me BFI-në? Cili është kontributi i tij në avancimin dhe zhvillimin e jetës fetare islame ndër myslimanët e Maqedonisë? Cili është kontributi i BFI-së, madje cili është kontributi konkret i Shaqir Fetait, në përgatitjen e kompletit tetëvëllimësh “Hasan Kaleshi”! Zero kontrbut, por, ja që, duke u nisur nga mentaliteti popullist i instrumentalizuar, Shaqir Fetai i keqpërdorë këto situata për vetëreklamim! Natyrisht, nuk është i aftë për t’i kapur këto detaje, pa sugjerimin dhe pa sinjalizimin nga ana e shërbimeve sekrete!
Nga tërë ai manifestim nuk ke asnjë informatë, nuk ke asnjë tekst, ndërsa ke me dhjetra fotografi, ku mungon portreti i atij të cilit i dedikohet eventi, ndërsa me shumicë i ke fotografitë ku nusëron dhe petllavet Shaqir Fetai!

Shaqir Fetai e fëlliqë çdo mexhlis ku prezanton

Shaqir Fetai, duke e vuajtur së tepërmi dekonspirimin e tij si fuks, nën pseudonimin “Orao”, bashkëpunëtorë i oficerit udbash Stako Dragoviqit, ka nevojë radikale që të organizojë një event edhe më popullist ku instrumentalizimi i masës do të jepte efekt! Shaqir Fetai ka nevojë që të “legjitimohet” në hapësira lokaliste, në vendin e vet dhe, aty ta përjetojë duartrokitjen e tyre, derisa ta shohin si një “lider” që ka dalur nga mesi i tyre! Në cilësinë e ‘kryetarit” të myslimanëve të vendit, organizon mbrëmje fetare kushtuar mërgimtarëve tanë që janë kthyer nëpër vendlindje të tyre për pushime verore. Po pse a vetëm nga Gostivari qenkan ata mërgimtarë që po na vikan në atdhe? Vetëm gostivarasit duhet ta përjetojnë një event të tillë! “Lideri” që organizon evente lokaliste! Kjo është ajo që i duhet Shaqir Fetait, sepse ai po dëbohet në Gostivar, ai po shahet nga Gostivari, sepse ai nuk ka fytyrë që të dalë e të takojë vendali, sepse të gjithë e dinë se kush është dhe kush paska qenë Shaqir Fetai! Mund të mos e dinë vetëm gurbetçarët të cilët, me halle të veta, me përmallime të veta, me entuziazëm të vet, as që u intereson dhe as që e dinë se kush është e çka është Shaqir Fetai. Me këtë shtresë popullore e ka më të lehtë të manipulojë Shaqir Fetai, prandaj, nuk i shtrinë këmbët më thellë, prandaj, si “kryetar” ai nuk organizon një event qendror për hirë të të gjithë mërgimtarëve, pavarësisht se nga janë e ku kanë ardhur!
Shaqir Fetait nuk i intereson fakti se prezenca e tij në një “mexhlis” në fakt vetëm sa e flliqë atë “mexhlis”! Shaqir Fetait i intereson që ta presin mirë, ta dëgjojnë dhe t’i duartrokasin, sepse, vetëm kjo i llogaritet sukses para oficerëve të tij të UDB-së dhe mundësi për të bërë e për t’u shtyer në karrierë! Popullizmi i tij është shtrat i rehatshëm i UDB-së!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Deklarata e Brnabiqit: ,,Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”

Shkruan Refik Hasani Kërcnimin të cilin Krahinēs son shqiptare, që përfshin Medvegjën,…

A do t’i thellojë problemet e aleancës anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO?

Nga Zachary Selden “War On the Rock” Pesëmbëdhjetë vite më parë isha…

Cili është borxhi i EVN-së ndaj BFI-së?

Dështoi premtimi i Shaqir Fetait që ia dha ministrit të ekonomisë, Kreshnik…

Shaqir Fetai e humbi kontrollin! E humbi…

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në…

Myhybët e Shaqir Fetait merren me cirkusllëk

A bëhet humanitet duke ia pasur frikën mediave se mund të të…