Shtetet që e “keqtrajtuan Ukrainën”, do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në një intervistë për BBC-në, ai tha se zgjedhja e bërë nga çdo komb pas pushtimit të Rusisë do të “merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se vonesat e dërgesave të armëve perëndimore do të kushtonin jetë ukrainase.
“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.
Në një intervistë të gjatë për BBC-në, Kuleba diskutoi gjithashtu se si beson se lufta do të përfundojë, rolin e Kinës në luftë dhe zhgënjimin e tij që Papa Françesku nuk e ka vizituar ende vendin e tij në kohë lufte.