Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba kërkoi sot më shumë armë dhe sanksione shtesë pas njoftimit të Moskës për zgjerimin e ofensivës në Ukrainë.

“Rusët duan gjak, jo negociata. Unë u bëj thirrje të gjithë partnerëve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë”, shkroi Kuleba në Twitter.

Ai reagoi ndaj njoftimit të homologut rus, Sergey Lavrov, se Moska nuk do të përqendrohet ekskluzivisht në lindje të Ukrainës dhe se negociatat mes dyja vendeve nuk kanë “nuk ka kuptim” në situatën aktuale.

“Rrëfimet e ministrit të Jashtëm rus për ëndrrën e tij të pushtimit të territoreve të tjera ukrainase dëshmojnë se Rusia refuzon diplomacinë dhe përqendrohet në luftën dhe terrorin”, tha ministri ukrainas.

“Objektivat gjeografike” të Rusisë në Ukrainë kanë ndryshuar duke përfshirë jo vetëm republikat popullore separatiste Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, por edhe një numër rajonesh të tjera, kishte pohuar Lavrov.

“Tani gjeografia (jonë) është e ndryshme. Nuk janë vetëm DNR dhe LNR, është gjithashtu rajoni Kherson, Zaporizhzhia dhe një sërë territoresh të tjera”, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Forcohet lira pasi Erdogan publikon masat kundër dollarit

Lira turke shënoi një kthesë të madhe të hënën në mbrëmje pasi…

Boris Johnson ‘provon një predhë antitank dhe hedh një granatë’ – ndërsa shikon ushtarët ukrainas duke u trajnuar nga ushtria britanike

Boris Johnson mund të shihet duke ‘provuar një predhë antitank dhe hedhur…

Kryediplomati francez paralajmëron më shumë sanksione evropiane ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, paralajmëroi për sanksione shtesë evropiane…

Gjermania do t’i trajnojë ushtarët ukrainas, thotë ambasadorja gjermane

Përfaqësues nga më shumë se 40 vende aleate me ShBA-në po zhvillojnë…

Vjollcë Berisha: Është e turpshme se si shteti flet me mësuesit!

Shkruar nga Vjollcë Berisha, Profesoreshë në UT, njëkohësisht edhe Kryetare e Asamblesë…