Nuzemedin Imeri /


Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për Sami Ukshinin i njohuri i vitit 2001 si Gjeneral Sokoli është privilegj. Gjeneral Sokoli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, I UÇPMB, dhe Gjeneral i UÇK-së së 2001 është nder dhe privilegj që të shkruaj ca fjalë për ju Heroi ynë I Gjallë. Jam tepër I gëzuar që kam një mikë si ju, ku mbi gjitha tek profili juaj Gjeneral kam vërejtur Guximin, Sinqeritetin, Intelektin, Atdhedashurinë e shumë të tjera.

Ju ishit Gjeneral i vitit 2001 që falë jush dhe bashkëluftëtarëve të juaj arritët që të fitoni luftën e vitit 2001 kundrejt Ushtrisë Sllavo Maqedone, Ju ishit një strateg i shkëlqyer, ishit një Gjeneral që ditët si ta menaxhoni luftën e vitit 2001, falë jush dhe bashkëluftëtarëve të juaj,fitorja e 2001 ishte fitore e gjithë Kombit Shqiptar. Po çfarë ndodhi me mbarimin e luftës së 2001? U nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, ku në këtë Marrëveshja prioritet ishin të drejtat e Shqiptarëve në R. e Maqedonisë, por kjo marrëveshje mbeti e shkruar vetëm në letër, nuk u zbatua asnjëherë kjo marrëveshje.

Por ju Gjeneral duke pasur parasysh se ju brengosi kjo situatë dhe duket dashur më shumë kombin dhe atdheun se sa interesin e juaj personal asnjëherë s’ishit të rehatshëm për situatën që ishte në Maqedoni, zëri juaj ishte çdo herë që me popullin shqiptarë në Maqedoni kujdes sepse e degraduat Marrëveshjen e Ohrit.

Montime, burgosje të Ushtarëve, dallimi etnik në ekonomi, politikanët e korruptuar e brengosen shumë Gjeneral Sokolin dhe u detyruan të marrin Armët përsëri që të luftojnë për liritë dhe të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni. Gjenerali ju bashkëngjit betejës së Kumanovës më 9 Maj 2015, Gjenerali nuk heshti, Por Gjeneralin me shokë e tradhtuam që nga Pushtetarët e deri tek disa bashkëluftëtar të vitit 2001. Gjenerali nuk dorëzohej deri sa të zbardhej e vërteta,e deri në bashkimin e trojeve Shqiptare.

Ku jeni “komandant të brigadave 112,113,114,115 të UÇK-së?!
Pse heshtni?
Pse nuk ngritni zërin kundër maltretimit të Komandant Sokolit me shokë?
Nga kush frikoheni?
Sokolin e maltretoni sot sepse u ngrit në këmbë kundër shkeljes dhe zvarritjes Marrëveshjes së 2001-shit që partitë politike shqiptare e degraduan.
“PO KA FAJ” Komandant Sokoli sepse e udhëhoqi me shumë sukses luftën e 2001-shit e si rezultat i atij suksesi pushtetarët sot lavdërohen se janë punësuar shumë shqiptarë në administratën e shtetit!

Komandat Sokoli me shok është “fajtor” vetëm për shkakun se për lirinë dhe barazinë e Shqiptarëve në këtë shtet nuk e kursyen as jetën e vet.
Sokoli me shok do mbeten HERO në zemrën e çdo shqiptari të sinqertë, siç do mbeten TRADHTAR gjithë ata që u a bënë kurthin Sokolit me shokët dhe gjithë komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së!

Gjeneral Sami Ukshini-Sokoli, liri për ju me bashkëluftëtar, zoti ju dhashtë shëndet e ju shpërbleftë që asnjëherë nuk ndaluat në rrugëtimin e atdhedashurisë e kombit Shqiptar.
Lavdi dëshmorëve të kombit! Liri për ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sulejman Rushiti është aset kombëtar

(Rreth taktizimeve djallëzore të “dy aktorëve” të Teatrit të posa formuar të…

Arbër Çeliku: Tendenca e dëshpëruar e pjellave të UDB-ës për të baltosur personalitetin tim

Të kotë e keni ju fundërrina të UDB-ës të më baltosur mua,…

Myhybët e Shaqir Fetait merren me cirkusllëk

A bëhet humanitet duke ia pasur frikën mediave se mund të të…

Çelësi për anëtarësimin e Serbisë në BE është në dorën e Qeverisë së Kosovës

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava/ Raundi i fundit i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin…

LMR në BFI: Ku po i dhemb Shaqir Fetait

Më 16 shkurt të vitit 2021, Shaqir Fetai, na e paska mbledhur…