Përkundër faktit se është zvogëluar numri i pacientëve të ri që janë infektuar me Kovid-19 në ditët e fundit, Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) në takimin e djeshëm e miratoi propozimin për të ruajtur masat ekzistuese kufizuese. Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 27 raste të reja me Kovid, nga 1.314 teste. Pikat e vaksinimit në Strumicë dhe Shtip filluan punën dhe imunizimi vazhdoi në pikat e tjera rajonale. Gjithashtu, në vendkalimin kufitar Stanke Lisiçkovo – Dellçevë, dje filloi vaksinimi i qytetarëve të regjistruar nga rajoni kufitar.

Në spitalin e përgjithshëm me kapacitet të zgjeruar në Dibër sot vazhdon imunizimi kundër Kovid-19.

“Pas marrjes së dërgesës së re me 150 doza vaksinash nga Sinofaram, ne vazhdojmë me imunizimin e personave nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupa, të cilët aplikuan në mënyrë elektronike deri më 30 prill dhe kanë marrë një datë për vaksinim, ndërsa janë mbi 40 vjeç. Vaksinimi bëhet në spitalin modular, i cili është brenda spitalit, nga ora 9:00 deri në 19:30”, deklaroi për MIA-n Lulzim Strikçani, mjek specialist përgjegjës për Shërbimin e vaksinimit.

Paraprakisht janë vaksinuar 200 persona mbi moshën 70 vjeç me vaksinën nga “AstraZeneka” dhe të njëjtin numër këtë muaj me vaksinat “Sinofarm”. Sipas tij, së bashku me imunizimin nga nesër, gjithsej 650 persona nga të dy komunat do të vaksinohen në Dibër.

Me vaksinimin kundër Kovid-19 nga këto dy komuna, janë imunizuar edhe 350 persona të tjerë në pikat e vaksinimit në Shkup, në sallën “Boris Trajkovski”, kryesisht punëtorë shëndetësorë, edukatorë nga kopshtet, gazetarë, punonjës të Departamentit të Punëve të Brendshme dhe institucione të tjera, të cilat tashmë i kanë marrë të dy dozat.

Ndërkohë, situata epidemiologjike po qetësohet, si dhe në të gjithë territorin e vendit.

Siç deklaroi për MIA-n, Baki Alili, drejtor i spitalit, aktualisht në kovid qendrën në Repartin e Sëmundjeve Infektive, katër persona janë shtruar në spital, dy prej tyre janë në mbështetje të vazhdueshme të oksigjenit, ndërsa në terapi ditore vijnë gjashtë pacientë me kovid.

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në spitalet në kryeqytet dhe në spitalet nëpër vend është paraqitur se mjekohen 490 persona pozitivë ose të dyshuar për koronavirus, si dhe se ka rreth 750 shtretër të lire spitalorë në kovid qendrat.

Në Shkup, në 24 orët e fundit në kovid qendrat janë hospitalizuar gjashtë pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 204 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid 19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikat interne nuk ka pasur pranime. Në Kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime dhe katër janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive gjatë ditës së djeshme. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 8 pacientë të shëruar. Në kovid qendrat në Klinikat interne po mjekohen 47 pacientë.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, numri i pranimeve ditët e fundit po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 180 shtretër të lirë, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar të lirohen vendet shtesë.

Sipas raporteve nga spitalet në të gjithë vendin, në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në të gjithë vendin është raportuar se një total prej 286 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus po trajtohen.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 31 pacientë pozititë dhe të dyshuar në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 333 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 6 pacientë, në Veles mjekohen 33 të infektuar, në Kumanovë 51 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Në kovid qendrën në Ohër ka 30 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 22, në kovid qendrën në Gostivar 11, në Strugë 16. Në spitalin në Strumicë ka 15 pacientë të hospitalizuar, në Koçan 15, në Kërçovë 9, në Kavadar 10, ndërsa në Gjevgjeli 4 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me kovid-19.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 757.794 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 154,725, numri i pacientëve të shëruar është 146,043, numri i viktimave është 5,230, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,452.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…