Në intervistën e vet të fundit, natyrisht të porositur nga vetë ai, sepse askush nuk po i jep hapësirë, sepse që të gjithë janë “bymyer” me rrenat e ulta, Shaqir Fetai fuqishëm dëshmon se është i pacipë, se e ka në gjak e në gjen rrenën si dhe shtrembërimin e fakteve, qofshin këto edhe vlera cvilizuese të ndërkombëtarëve. Shaqir Fetai jeton me rrena, për rrena dhe, hiç nuk e ka dert për vetëlavdërim nëse të tjerët nuk e bëjnë hesap
Nga Faik Shahinbejlliu

3.

Në pyetjen e radhës përplot cinizëm dhe sarkazëm të gazetarit të “Tv IKRE”-s, Shaqir Fetai, instalacioni politik i forcave antisilame e antishqiptare në vend, të cilët, nga strukturat e UDB-DBK-së, e instaluan në krye të BFI-së, orientohet të shpalosë gjithë “thesarin” e vet të mbushur përplot me rrena, me vetëlavdërime dhe me shtrembërime të fakteve. E do Shaqir Fetai shtrembërimin e fakteve, sepse kështu i hapet oreksi për vetëlavdërim, meqë të tjerët as që po ia çokin “n’rrotë”.

Gazetari e pyet me qëllim që ta fusë lakrave të huaja: “Pas gjithë atyre sukseseve, angazhimeve, punës permanente që ju bëtë gjatë këtyre dy viteve, nuk ishte e rastësishme që ju u veçuat dhe morët mirënjohje nga Komisioni Evropian. Si e komentoni këtë?” Kurse Shaqir Fetai, i habitur deri në lakuriqësi të karakterit të vet, shprehet: “Ardhja e mirënjohjes nga KE ishte i befasishëm sepse angazhimt tona nuk kanë qenë drejt asaj që të merret ndonjë çmim nga ndonjë institucion i lartë… Edhe pse aty personalisht përmendet emri im, pra, kryeytarit të BFI-së i jepet një mirënjohje nga Komisioni Evropian, une mendoj se kjo dekoratë apo mirënjohje që më jepet i përket të gjithëve punën e të cilëve e ka analizuar mirë Komisioni Evropiuan dhe më në fund ka vendosur ta japë atë mirënjohje.”
Në dy-tre fjali të para Shaqir Fetai radhitë një mori rrenash që nuk i bëjnë nder as BFI-së por as strukturave më të larta evropiane! Çka thuhet në të vërtetë në faqen 29 të raportit të KE-së ku “na u përmendtka emri i Shaqir Fetait: “Liria e mendimit, e besimit dhe e religjionit është e garantuar me ligj dhe në praktikë dhe diskriminimi me bazë fetare është i ndaluar. Të koordinuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, liderët fetarë bashkërisht ranë dakord të mbështesin Qeverinë në ballafaqimin me COVID-19 dhe bindjen e njerëzve në heqjen dorë nga grumbullimet masive gjatë festave fetare. Kryetari i sapozgjedhur i Bashkësisë Fetare Islame ka luajtur një rol pozitiv në përmirësimin e dialogut ndërfetar në vend.”
Hë pra, ku përmendet emri i Shaqir Fetait? Ku qenka këtu mirënjohja? Ku qenka këtu dekorata për të cilat vdes Shaqir Fetai, t’i marrë e t’i japë, sepse kësisoj ai mendon se duke marrur dekorata do të shpëtojë nga bombardimi me kritikat objektive që i adresohen atij si person që është katapultuar nga shërbimet sekrete serbe (UDB) në krye të BFI-së!
Nuk ka asjë aktivitet që e fakton kontributin e Shaqir Fetait në përmirësimin e dialogut ndërfetar! Nuk ka asnjë konferencë të përbashkët, asnjë tryezë të përbashkët, as një “kongres” të përbashkët, asnjë vizit të nbdërsjellë, asnjë deklaratë apo ligjeratë! Shaqir Fetai është i vetmi “kryetar” në historinë e BFI-së që ka qejf të hajë nga keteringu i organizuar me rastin e Kërshëndellave por, mos t’i urojë të krishterët për këtë festë fetare! Shaqir Fetai, nga frika se do ta akuzojë dikush për dhënie epshore pas ortodoksisë, ikë në “Umre” ndërsa nga atje nuk drejton asnjë urim për të krishterët ortodoksë me rastin e Krishlindjes! Tani, Shaqir Fetai po kontrbuoka në përmirësimin e marëdhënieve ndërfetare?! Budallain mos e vet se të tregon vetë! Në përgjigje e sipër, Shaqir Ftai thotë se kur e paska marrur (grabitur) postin e kryetarit, sakaq paska vërejtur se bashkësitë fetare në mes vete paskan krijuar një distancë të theksuar. Menjëherë, punën e parë që e paska bërë Shaqir Fetai, paska kërkuar nga kryetari i Komisionit për Kishën dhe bashkësitë fetare si dhe grupet religjioze, që të takohen sa më shpesh me qëllim të përafrimit të bashkësive fetare në mes vete. Pra, nuk ka kërkuar nga kryetari që të japë shpjegime se si u bë që në këtë Komision të regjistrohet dy-tre bashkësi fetare “islame” si dhe po aq grupe religjioze që veprojnë në emër të “islamit”, por, paska kërkuar që të afrohet sa më shumë me bashkësitë e tjera fetare në vend! Natyrisht, kjo kërkesë e Shaqir Fetait ka qenë politikisht e stisur, me qëllim që pushteti të kërkojë nga Komisioni që të insisojë në raportin e Komisionit Evropian që të nënvizohet kontributi i “kryetarit të posazgjedhur” në përmirësimin e dialogut ndërfetar, në fakt, për mosreagiimin e tij institucional kundër politikave antiislame për ta fragmentarizuar dhe për ta dëmtuar sa më shumë Bashkësinë Fetare Islame duke regjistruar “bashkësi simotra”, ndonëse Ligji për Kishën dhe bashkësitë fetare nuk e lejon një gjë të tillë! Kjo është e vërteta e “dekoracionit” që e paska marrur (!!!) Shaqir Fetai nga KE-ja! I pacipi, pa pikë turpi thotë se: “kjo ka qenë arsyeja që Komisioni Evropian mua, njeriut të parë të BFI-së, t’ia japë një mirënjohje dhe një lavdatë për gjithë aktivitetin tim”! Natyrisht, nëpër qarqe të caktuara ndërombëtare tashmë është krijuar bindja se Shaqir Fetai është karakter shumë i rrezikshëm, i cili mund të të bëj edhe dëm nëse vetëm ia zgjatë dorën. Prandaj dhe ky “i dekoruari” i Evropës, është margjinalizuar deri në mosërfillje nga turpat e ndryshëm ndërombëtarë që vepojnë në vend. Edhe pak ato takime që i ka, organizohet sa për t’ia matur pulsin e karakterit të dobët dhe sa për ta shikuar se sa është në korniza të portretit të pikturuar nga të tjerë faktorë objektivë që merren me përcjelljen e angazhimit politiko-partiak dhe me shërbimet intelegjente (serbo-ruse) të Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai e përfundon këtë pëgjigje duke e minimizuar vlerën e Kuranit vetëm në dy ajete që qenkan të vlefshme për të dhe për myslimanët e Maqedonisë e që porosisin që të punohet dhe se vlerësues i punës qenk Allahu Fuqiplotë. Pa dyshim që ai vlerëson punën e myslmanëve. Por ama punën e Shaqir Fetait Allahu Fuqiplotë e dënon ndërsa e vlerëson oficeri i UDB-së, Stanko Dragoviqi, me propozimin e të cilit Shaqir Fetai do të katapultohet prej fuksi në “kryetar” të BFI-së. Prandaj dhe Shaqir Fetai nuk po u marrkëka me thashethemet që po vikan nga rruga kundër tij!
Le të përgjigjet Shaqir Fetai, ky munafik e komplotist i pacipë, sa janë thashetheme nga rruga këto pyetje:

A shtë e vërtetë se ai një javë më parë e lavdëronte deri në kupë të qiellit ish-reisin e tij, Sulejman Rexhepin, kurse pas një jave ia ngulë thikën pas shpine duke i organizuar puç, tradhëti e komplot të llojit të UDB-së?

A është e vërtetë se Shaqir Fetai (bashkë me vjehrrin e vet) ka qenë vegël e Temellko Boshkovskit?

A është e vërtetë se Shaqir Fetai mori urdhër politiko-partiak, por edhe përkrahje nga pushteti politik, për t’i përmbysur të gjitha vlerat fetare e kombëtare që ishin ngritur mëse tri degada në BFI nga shumë teologë të vendit?

A është e vërtetë që Shaqir Fetai është absolutisht i padëshirueshëm, i parespektueshëm dhe i panderueshëm nga myslimanët e vendit dhe jo vetëm! A është e vërtetë se Shaqir Fetai, nëse do të shkonte në një referendum popullor (pa përkrahje partiake!) nuk do të siguronte përkrahje veçse nga dhjetë-pesëmbëdhjetë shtëpi të katundit të vet?
Nëse këto pyetje janë nga fjalori i thashethemeve, atëherë, nga cili fjalor janë rrenat e Shaqir Fetait i cili, duke e ditur se është fuks i poshtër, mundohet të na shesë “hoxhallëk” duke na treguar se puna e tij qenka ta shpjegojë islamin burimor dhe të pastër. Po puna e tij e deridjeshme, çka paska qen? Çka, përveçse spiunllëkut dhe tradhëtisë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prifti grek me lëvdata për kthimin e Ajasofjas përsëri në xhami (Video)

Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina,…

Ziadin Sela: Ata janë me aftësi të veçanta, ne jemi me ego të kufizuar!

Ziadin Sela / Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi…

Pandemia si tokë pjellore për autoritarizëm

Historia e njerëzimit njeh edhe shumë abuzime të trishta në momente pandemike.…

“Humanizmi” i Shaqir Fetait nën llupë

Tre ditë pasi filloi Ramazani i sivjemë, më 15 prill të vitit…