Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Unioni Ndërparlamentar Arab vendosën të mblidhen për të diskutuar shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Unioni Ndërparlamentar Arab vendosën të mblidhen për të diskutuar shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Sot Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh sot për të diskutuar tensionin në rritje në Jerusalemin Lindor.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë tensionin në rritje pas evakuimit të detyruar të familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jerrah në Jerusalemin Lindor në 09:00 me kohën lokale në një seancë të mbyllur.

Edhe Organizata e Bashkëpunimit Islam, me kërkesën e Palestinës do të zhvillojë nesër një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel të përfaqësuesve të përhershëm.

Mbledhja do të përqendrohet në shkeljet e Izraelit në Jerusalem, si dhe evakuimin e detyruar të familjeve palestineze në Lagjen Sheikh Jerrah të Jerusalemit Lindor, sulmet ndaj vendeve të shenjta, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa dhe besimtarëve në xhami.

Kurse Unioni Ndërparlamentar Arab me kërkesë të Jordanisë deklaroi se sot ose nesër do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.  

Mbledhja në fjalë do të mbahet në kuadër të qëndrim mbështetës për palestinezët kundër shkeljeve raciste të forcave izraelite në lagjen Sheikh Jerrah dhe xhaminë Al-Aksa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…