Kryetarja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë ditës së diel paralajmëroi se vendi i saj mund të ndahet nga Britania e Madhe me një referendum të ri, në mënyrë që të mos dalë nga Bashkimi Evropian, raporton Euro News.

Ajo në një konferencë në partinë e saj “Partia Kombëtare Skoceze”, në Edinburgh të Skocisë, tha se sistemi parlamentar i Britanisë së Madhe është shkatërruar.

Ajo tha se nga rrethanat e krijuara nga BREXIT-i, skocezët tani e meritojnë një zgjidhje të re, duke e akuzuar Britaninë e Madhe se kjo e fundit po i injoron pikëpamjet e Skocisë sa u përket marrëdhënieve të cilat do të krijohen me BE-në pas BREXIT-it.

“Është koha që Skocia të jetë e pavarur”, tha ajo, që më pas shpërthyen duartrokitjet nga të gjithë.

Në referendumin e vitit 2014, Skocezët refuzuan që të dalin nga bashkimi 300-vjeçar me Anglinë dhe Uellsin, me një rezultat 45 pro daljes, 55 kundër daljes nga Britania e Madhe.

Që nga viti 2014, mbështetja për dalje nga Britania e Madhe ka qenë 45%, por në një sondazh të fundit të YouGov, këtë të shtune,  gjeti se tani 49% e skocezëve e përkrahin planin e Sturgeon për të dalë nga Britania në mënyrë që vendi të jetë pjesë e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kancelari gjerman thotë se Putini do të negociojë vetëm kur të kuptojë se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vlerësuar se Vladimir Putin tashmë ka dështuar…

Agjentët federalë bien dakord të largohen nga Portlandi, me kushte

Qeveria amerikane thotë se do të tërheqë trupat federale që janë përleshur…

OSBE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër zyrtarëve të saj të arrestuar në Ukrainën lindore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për…

Ushtria ukrainase publikon pamjet nga brenda një makine të blinduar që tregojnë luftimet me forcat ruse pranë Mariupol

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e asaj që ajo thotë se janë…