Javën e kaluar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë që Rusia në fazën e re të sulmeve të përdorë armë kimike në Ukrainë.

E kryetari i qytetit në veri të Ukrainës, pretendon se kanë gjetur mbetje të armëve kimike, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Trostieanetsit, qytet në veri të Ukrainës në rajonin Sumy, pretendon se autoritetet kanë gjetur mbetje të armëve kimike në fshatin që më herët ishte okupuar nga rusët.

“Në fshatin Bilka kemi gjetur mbetje të armëve kimike, sarin dhe gjëra tjera. Kemi zbuluar ampula”, shtoi ai.

E pas paralajmërimit të Zelensky, sa i përket përdorimit të mundshëm të armëve kimike në fazën e re të luftës në Ukrainë, janë shfaqur raporte të ndryshme se Moska në Ukrainë tashmë ka përdorur armë të tilla.

Besohet se ndaj banorëve të Mariupolit është përdorur një kimikal helmues, që shkakton probleme të rënda në sistemin e frymëmarrjes (kanalet respiratorë). /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si po i paraqesin mediat ruse pro-Kremlinit fitoret e Ukrainës?

Media zyrtare apo shtetërore në Rusi, e cila dominon në vend, ka…

24-vjeçarja nga Shqipëria arrestohet në Maqedoni!

Sot, pas mesnate, në ora 00:10 në një objekt hotelerik në hyrje…

Anonymous Albania sulmon faqet e gjykatave: Kërkojnë lirimin e grupit të Kumanovës

Nuk ka vonuar hakmarrja e shqiptarëve ndaj institucioneve maqedonase. Grupi i njohur…

Sulmohet fizikisht një i ri në Gostivar

Më datë 08.08.2022 në ora 11:15 në Stacionin Policor-Gostivar, personi R.D. (19)…

Biden thekson pasojat për Kinën nëse mbështet Rusinë

Presidenti i SHBA Joe Biden tha për CNN se telefonata e tij…